Home KRYESORE Numri dy në a...

Numri dy në ambasadën amerikane, Demian Smith ishte në zyrat e PD-së

984
0

Numri dy në ambasadën amerikane në Tiranë, zoti Smith (që ka pak muaj i cili ka ardhur në Tiranë) ishte këtë pasdite në zyrat e PD-së.

Mësohet se ka zgjatur mbi një orë vizita e zëvendës ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith në selinë e PD.

Burime nga njerëzit e Bashës tregojnë se zoti Smith ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Demian Smith njihet si njeri me shumë autoritet dhe profesionist në çështjet e drejtësisë, hetimit dhe shërbimeve.

Nuk dihet saktësisht se çfarë u bisedua, por afërmendsh që pjesë e takimit duhet të ketë qenë protesta e ditës së shtunë, ku Berisha dhe demokratët do të rrethojnë Selinë Blu. Synimi mbetet që me datën 8 janar të largojnë nga zyrat e PD-së Lulzim Bashën dhe krejt grupin e tij.

Nuk dihet se çfarë u ka sugjeruar zoti Smith atyre që ndodhen në zyrat qendrore, por ka mundësi që pjesë e vajtjes së tij në selinë blu mund e duhet të ketë qenë nëse ka vertetë njerëz të armatosur në zyrat e PD-së, paçka sipas një deputeti të PD-së se ata rrijnë me maska në tarracë dhe në një zyrë e mbyllur me çelës nga brenda e që ka dalje nga Selia e Kuvendit.

Vajtja e zotit Smith këtë të enjte mbetet një sinjal i qartë amerikan se Basha mbetet njeriu që ata mbështesin në këtë duel për jetë a vdekje mes Berishës dhe Bashës.

Deri tani Berisha ka treguar se ka shumicën e demokratëve me vehte, pavarësisht se edhe Lulzim Basha është kockë e fortë.

E shtuna do të tregojë para publikut dhe ndërkombëtarëve se kush ka njerëzit e shumtë pas vetes. Nëse Berisha do të mbledhë mbi 10-15 mijë apo me shumë demokratë, ky mbetet sinjal se votat shkojnë kah tij. Nëse protesta e Berishës sillet diku te 5 mijë veta apo edhe me pak, atëhere betejën e ka fituar Basha.

Por nëse shikon daljen e qeshur me finesë diplomatike të zotit Smith kupton se diçka bluajnë në mendje, për të shtunën, shërbimet intelegjente partnere…

Demian Smith mbetet, bashkë me ish-shefin e USAID, Charls Wolsh i viteve 1995-1997, nga më profesionistët e shërbimeve amerikane që kanë zbarkuar në Tiranë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit