Home KRYESORE “O e bu...

“O e bukura more”, Meta me arbëreshët: Kënga më e vjetër ende gjallë falë dashurisë për identitetin kombëtar

229
0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë takimit me arbëreshët në Itali ka kënduar këngën më të vjetër shqiptare “O e bukura More”.

Teksa shihet në mesin e fëmijëve të cilët janë veshur me veshje tradicionale, kreu i shtetit thekson se kjo këngë mbahet gjallë falë dashurisë për Shqipërinë dhe identitetin kombëtar.

Presidenti prej disa ditësh ndodhet në Itali ku është takuar me shumë shqiptarë dhe pjesëtarë të Komunitetit Arbëresh.

Postimi i plotë

Me urimin për një të diel të qetë, ju përshëndes të gjithëve me këngën e bukur dhe ndoshta më të vjetër shqiptare “O e bukura More”, që prej gati 600 vjetësh mbetet e gjallë falë dashurisë së madhe, të përjetshme dhe frymëzuese të Arbëreshëve, për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit