Home Aktualitet Oerd Bylykbas...

Oerd Bylykbashi: Dorëheqja e Bashës është kronikë e një largimi me turp

159
0

Deputeti demokrat dhe pjesë e Komisionit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi thotë se qëndrimi i Lulzim Bashës me forcë pas 9 shtatorit, kur u pa se nga anonte anëtarësia, kishte si qëllim shkatërrimin e PD-së. Po ashtu Bylykbashi shtoi se cikli i Bashës pavarësisht se duket i mbyllur, ai do të kërkojë të krijojë cikle të reja për veten e tij në politikë.

Deklarata 

Akti i dorëheqjes do të vlente deri në 11 dhjetor. Kjo e sotmja është kronika e një largimi me turp. Si iku Basha? I ikën të gjithë. Iku anëtarësia, e votuesve etj. Është maskarada e një largimi me turp.

Ndaj nuk jam i surprizuar nga dorëheqja, por nga veprimet e mëtejshme pas 9 shtatorit kur ishte e dukshme që anëtarësia ishte kundër tij. Dhe qëndrimi dukej i qëllimshëm për të shkatërruar Partinë Demokratike.

Edhe pse nuk iku në 25 Prill, na mblodhi dhe na pyeti se si ta quajmë procesin e zgjedhjeve dhe i pëlqeu fjala masakër. Edhe pse nuk ishim në ato kushte.

Mesazhi që sot marrin të gjithë shqiptarët është që cikli i tij ishte mbyllur dhe ai do të përpiqet të krijojë cikël tjetër. Ky mesazh vlen më shumë për anëtarët e Partisë Demokratike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit