Home ShowBiz Olta do rikth...

Olta do rikthehet në BBVA? Flet e motra

534
0

Olta ishte një prej banoreve më të përfolura në shtëpinë e “Big Brother VIP” që nga dita e parë dhe deri në momentin kur ajo vendosi të largohej nga gara me dëshirën e saj.

Edhe pse kanë kaluar rreth 2 javë që nga dalja e saj, aktorja vazhdon ende të komentohet dhe së fundmi ajo ka postuar një status ironizues në Twitter.

Aktorja shprehet se kaq shumë herë sapo përmendet brenda në shtëpi ka filluar të mendojë se tashmë mund të fitojë BBVIP dhe pse ndodhet jashtë saj.

“Realisht po mendoj që mund ta fitoj BBVIP edhe pse jam jashtë. Kaq shumë sa po më përmendin jam e bindur që në finale do kem shanset e mia”, ka shkruar Olta.

E ftuar në “Shqipëria live”, motra e Oltës, Gerta Gixhari tha se Olta nuk është penduar që ka dalë, por si lojtare do ekzistojë deri në finale pasi emri i saj vazhdon të përmendet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit