Home Bota Vuçiç humb ko...

Vuçiç humb kontrollin gjatë konferencës, përplaset ashpër me gazetaren

107
0

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference me mediat të hënën, humbi plotësisht kontrollin dhe u përplas me një nga gazetarët e pranishëm.

Përplasja ndodhi kur atij iu parashtrua një pyetje nga gazetarja e “Bosnjës së Lirë”.

Analistja Ivana Stradner deklaroi se Serbia synon të heqë dorë nga rruga drejt Brukselit dhe t’i bashkohet BRICS-it.

Kjo bëri që presidenti Vuçiç të përgjigjej me ironi – duke thënë se vetëm e lirë nuk është duke iu referuar emrit të mediumit nga ku iu parashtrua pyetja.

“Si e di ajo se çfarë mendojë apo ëndërroj unë. A mos më kanë vendosur një çip në kokë? Gjithçka mendoj unë vetëm për BRICS-in jo, ata janë çmendur të gjithë – mbetet të shihet se cili mjek do t’i shërojë”, tha Vuçiç i cili vazhdimisht me një dozë nervozizmi dhe ngritje toni i përgjigjes gazetares.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit