Home Kosova ”Open B...

”Open Balkan”, Ali Ahmeti: S’po përgatitet ripushtimi i Kosovës

6
0

Për debatin lidhur me nismën ”Open Balkan” ka reaguar edhe Ali Ahmeti. Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, vlerëson se Kosova duhet të shoh interesin e saj në raport me zhvillimet rajonale, por thotë se iniciativa nuk është përgatitje për një “ripushtim të Kosovës”.

“Gjërat nuk duhet të merren me emocion, gjërat duhen parë me gjakftohtësi, çka është e dobishme për Kosovën të pranohet, çka mund të jetë e dëmshme mos të pranohet. Nga këto nisma unë nuk shoh që përgatitet ndonjë ripushtim i Kosovës”.

Në një intervistë për ”Kosova Press”, ai ka folur dhe për pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. ”Te zbatimi i ligjit të gjuhës shqipe ka ngecje, por sigurisht që duhet më shumë përkushtim por edhe ndërgjegjësim edhe të palës maqedonase sepse ka nga pala maqedonase që e bojkotojnë, që e anashkalojnë, këto janë çështje me të cilat jemi përballë tash e 20 vite dhe nuk duhet shumë të dëshpërohemi sepse të tjerët nuk punojnë me dinamikën që kërkojmë ne”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit