Home Aktualitet ”Open B...

”Open Balkan”, Edita Tahiri akuzon Ramën se po mbështet Serbinë e madhe

55
0

Sot në Beograd u mbajt takimi i tretë për ”Open Balkan”. Ish-zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se po kontribuon për krijimin e Serbisë së Madhe. Kritika ka edhe për BE që nuk po përshpejton integrimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa zgjidhjen e sheh te SHBA-ja, pasi Kosova dhe Shqipëria nuk mund t’ i përballojnë të vetme presionet.

Për Tahirin ”Ballkani i Hapur” është për hegjemoninë serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë, e cila sipas saj po mbështet Serbinë edhe për destabilizimin e Bosnjës, ku tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve.

”Prej dy vjetësh kjo iniciativë po ecën në mënyrë të reduktuar dhe me shumë kundërshti. Dhe sot nuk ka pasur gjëra të reja përveç vlerave të Ballkanit përmes nismave të reja rajonale që janë nën ombrellën e BE. Ballkanin e hapur e shoh si një përpjekje për të krijuar një Neo Jugosllavi, por po shoh që Ballkani i hapur duhet të ndërrojë emrin dhe të jetë Ballkani i hapur për hegjemoni serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë. Ky takim i treshes për t’ i krijuar idenë që janë bashkëpunues dhe brengosen për rajonin. Serbia nga ana tjetër e mbështetur nga Rusia po destabilizon Bosnjën, tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve”,-tha në ”A2cnn”.

Tahiri thotë se nisma e ”Open Balkan” do të dështojë dhe paralajmëroi se Rama dhe Vuçiç do të mbajnë përgjegjësi për të këqijat që e presin Ballkanin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit