Home Aktualitet Operacioni an...

Operacioni anti-kanabis në zonën e Krujës, gjykata merr vendimin për 13 të arrestuarit

43
0

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka lënë në burg 6 nga të arrestuarit gjatë operacionit kundër kultivimit të kanabisit në Krujë ndërsa për 5 është vendosur “arrest shtëpie” dhe 2  të tjerë janë lënë në masën “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, ditën e nesërme do të dalin para trupit gjykues edhe tre nga të arrestuarit e tjerë.

Masat e sigurisë

Fetije Kullaj- arrest me burg

Erion Deliu- arrest me burg

Musait Vathi- arrest shtepie

Dashamire Deliu- arrest shtepie

Sokol Kullaj- arrest shtepie

Refik Deliu- arrest shtepie

Ferid Kullaj- arrest me burg

Dashamir Kullaj- arrest me burg

Erlind Almeta- arrest me burg

Xhavid Kullaj- arrest shtepie

Indrit Kullaj- arrest me burg

Ervin Perlica, detyrim paraqitje

Flamur Halili- detyrim paraqitje

Policia e Shtetit në bashkëpunim me forcat Renea, FNSH-në e Tiranës, Fierit dhe DVP Durrës, finalizuam operacionin e koduar anti-kanabis “Agimi”, në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Nga kontrollet e kryera u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë kanabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale. Gjithashtu gjatë operacionit, policia gjeti fidanë kanabis të kultivuar në sera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit