Home Aktualitet Opozita në kë...

Opozita në kërkim të një figure nga shoqeria civile kundër Erion Veliajt

564
0

Nga Daniel Muçaku-

Mësohet se sot Berisha dhe Meta ka rënë dakord që duhet kërkuar një figurë publike nga shoqëria civile që ta kandidojnë në emër të gjithë opozitës shqiptare kundër Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Të dy kanë rënë dakord se duhet jo figurë e mirëfilltë politike, pasi synohet një emër që të përbashkojë edhe të majtë të pakënaqur nga qeverisja e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Palët kanë rënë dakord, por pa përcaktuar emra.

Ndërkohë burime që nuk duan të citohen thonë se deri tani tre janë emrat që mund ti kandidojnë për në Tiranë, ndonëse duhet që kandidati i gjithëpranuar nga partitë e opozitës të mos jetë me preferenca partiake.

Primaret që do të zhvillohen në Tiranë kanë vlerë të madhe në opozitë sepse do të tregojnë nëse ka ndonjë emër që e gjithëpranojnë të gjithë që ti përfaqësojë përballë Erion Veliajt.

PD dhe PL kanë pranuar se një figurë politike nuk do të arrinte të kishte sukses përballë Erion Veliajt, të cilin sondazhet deri tani e nxjerrin fitues.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0