Home Rajoni Osmani i kthe...

Osmani i kthen përgjigje të fortë ambasadorit të SHBA në Serbi: Beogradi ta ëndërrojë NATO-n

153
0

Presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer një përgjigje të fortë ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill që deklaroi se Serbia është më afër anëtarësimit në NATO sesa Kosova. Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, Hill u shpreh se ushtria serbe po kryen më shumë trajnime me ushtrinë amerikane sesa më parë.

Për Osmanin, Serbia gjithnjë ka shfaqur vlera të kundërta me të Aleancës dhe se është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk dëshiron anëtarësimin në organizatën më të madhe të sigurisë.

“Ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s sesa Serbia dhe ajo është Rusia e Putinit. Një shtet si Serbia, i cili vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore që qëndron NATO, pra mbrojtjen nga forcat autoritare, mbrojtjen nga shtetet që shkelin rregullat bazike të së drejtës ndërkombëtare, siç është Serbia, lëre që është larg NATO-s, por as nuk mund të ëndërrojë të jetë pjesë e NATO-s”.

Osmani shkoi edhe më tej kur tha se Hill ofendoi edhe viktimat e regjimit të Millosheviçit si dhe shtetet demokratike që angazhohen për anëtarësim në NATO.

“Kushdo që e konsideron Serbinë si një shtet që është afër NATO-s, nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar viktimat e Serbisë së Millosheviçit e cila është njëjtë sot sikurse ka qenë para disa dekadave”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit