Home Aktualitet Padia për shp...

Padia për shpifje, Beleri nuk pranon të pajtohet me drejtorin e Arkivës së Shtetit

29
0

Këtë të enjte, Gjykata e Tiranës zhvilloi seancën e parë të shqyrtimit të padisë për shpifje të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Alfred Beleri, kundër drejtorit të Arkivës Qendrore të Shtetit, Ardit Bido.

Në këtë seancë, ku palët ftohen për pajtim, Beleri nuk ka pranuar të pajtohet. Ndërsa Bido ka pranuar pajtim, por pa u tërhequr nga deklaratat e tij publike, të konsideruara si shpifje nga Beleri. Për këtë shkak, gjykata caktoi seancën e radhës në janar.

Në padinë e tij, Beleri pretendon se Bido ka deklaruar fakte të pavërteta kur ka përfshirë emrin e tij në masakrën e Peshkëpisë dhe pjesëmarrjen në grupime ultra nacionaliste greke. Bido tha se deklarimet e tij i referohej fakteve të pohuara nga studiues grekë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit