Home Aktualitet Paga mesatare...

Paga mesatare e pedagogëve në Shqipëri shkon 980 euro, në vendet e BE-së 5-9 mijë euro

111
0

Pedagogët në vend vijojnë bojkotin dhe protestën, për rritjen e pagës. Por sa është në Shqipëri dhe në vendet e BE-së? Paga mesatare në universitet është 980 euro. Ky nivel page ka mbetur i pandryshuar që nga viti 2004, duke lënë vendin tonë të fundit në rajon për nivelin e pagesave.

Në Bashkimin Europian ato variojnë nga 5000 deri në 9000 euro në muaj, ndërsa në Australia e Zvicra mbajnë rekordin me rroga që mbërrijnë deri në 16 mijë euro në muaj. Rivlerësimi i fundit për rrogat e profesorëve në Shqipëri është bërë në vitin 2004 dhe 13 vjet më vonë është bërë indeksim.

Sindikatat kërkojnë përmes protestave dhe presionit për bojkot, që pagat të rriten 30% në këto momente. Qeveria në përgjigjen e parë që ka dhënë ka dalë me vendimin për t’i rritur 7%.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit