Home Aktualitet Pagat në paza...

Pagat në pazar, Bumçi: Nëse SPAK do kishte hetuar “Patronazhistët” kjo nuk do të ndodhte

58
0

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, e cilësoi si një skandal shumë të rëndë publikimin e të dhënave të tjera sensitive të 637 mijë qytetarëve, ku përfshihen pagat, vendet e punës apo ID. Për të skandali vjen pas të ashtuquajtur “Patronazhistët” me të cilat PS-ja fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Nga ana tjetër, Bumçi akuzoi SPAK se nuk e hetoi rastin e parë të rrjedhjes së të dhënave, gjë që çoi në publikimin e databazës të re të pagave.

”Kjo është një ngjarje që vë në rrezik sigurinë e qytetarëve. Thelbi është përdorimi i të dhënave i qindra mijëra qytetarëve për t’i vënë në presion. Vetëm kjo e dhënë duhet të anulonte zgjedhjet. Kjo gjë ndodhi zgjedhjet dhe përdorimi i të dhënave ishte një nga pjesët ku u dhunuan të dhënat e qytetarëve. Për ironi, SPAK-u pasi e la këtë çështje ajo u mbyll dhe nga Prokuroria Tiranë. Nëse kjo çështje do të ishte hetuar do të ndalonte dhe këtë rast të ri me të dhënat e pagave”,-tha në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit