Home Aktualitet Pagat në paza...

Pagat në pazar, eksperti i IT: Rrezik nga shërbimet e huaja dhe grupet kriminale

100
0

Për ekspertët e IT, dalja e databazës së pagave por edhe bizneseve në Shqipëri, ndonëse rast I përsëritur mund të shkaktojë probleme të mëdha pasi të dhënat mund të bien në duart e shërbimeve jo mike të Shqipërisë, ndërsa mund të përdoren dhe nga grupet kriminale.

”Bëhet fjalë për të gjithë republikën. Keqdashësit kanë më shumë informacion. Ky informacion përhapet edhe te shtetet fqinje, edhe te të huajt që nuk ia duan të mirën e Shqipërisë i kanë këto të dhëna që duhet të ishin të ruajtura”, tha eksperti i teknologjisë së informacionit, Emdond Liçaj për ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, ai thotë se kjo që ndodhi ngre pikëpyetje të mëdha lidhur me funksionimin e institucioneve ndërsa personat që kanë akses në të tilla të dhëna duhet të kenë certifikatë sigurie. “Nëse do të shohim databazën, atë renditje e ka vetëm një institucion. Ai dokument na identifikon institucionin. Brenda në institucion, të dhëna të tilla i kanë vetëm disa persona, të cilët besoj se janë me certifikatë sigurie”.

Pak kohë më parë në vend u përhap gjerësisht sistemi me të dhënat personale të rreth 900 mijë qytetarëve të Tiranës. “Sidomos te këto të dhëna, minimumi duhet të ketë 3 nivele autorizimi për t’u futur në sistem”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit