Home Aktualitet Pagat në priv...

Pagat në privat nuk ndjekin rritjen e shtetit

2
0

Rritja e pagës në sektorin publik nuk mund të tërheqë edhe pagat në privat, për shkak se ndryshe nga shteti kjo për biznesin duhet të vijë si rezultat i llogaritjeve të qarta.

Edvin Prençe, sipërmarrës në fushën e manifakturës të veshje-këpucëve, sqaron faktorët që pengojnë një rritje të vrullshme të pagave në këtë sektor. Ai është i mendimit se një mbështetje nga ana e qeverisë për të modernizuar linjat e prodhimit, do ta bënte sektorin më produktiv, e rrjedhimisht më të mirëpaguar.

Pavarësisht vështirësive, pagat në sektorin fason veçanërisht në kompanitë e përqendruara në Tiranë dhe Durrës janë rritur përgjatë viteve. Ndërsa biznesi është detyruar të përthithë edhe kostot e rritjes së pagës minimale, si kapërcimi me 15% duke nisur nga 1 Janari 2021.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit