Home Aktualitet Pak orë para ...

Pak orë para protestës, Boçi mesazh qytetarëve: Duhet të ngriheni sot për rrëzimin e këtij regjimi

65
0

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi thotë opozita nuk tërhiqet nga aksioni i saj, deklaratë kjo që vjen pak orë para protestës së lajmëruar prej tyre para Parlamentit. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që t’i bashkohen kësaj protestë, teksa tha se nuk është një tubim kombëtar dhe se numrat që do të marrin pjesë nuk kanë rëndësi.

”GJK duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe jo vetëm të bëjë apele. Koha e fjalëve është kot. Kjo opozita paterica pse nuk kërkon komision hetimor për kanabis apo që vendimet e GJK të respektohen? Pse nuk del në protestë?

Sot duhet të na bashkohen në këtë marshim për t’i dhënë fund këtij regjimi. Protesta sot nuk është kombëtare, e mbështetur kryesisht në Tiranë dhe ata që kanë më shumë mundësi për ta arrit vendin e saktë dhe ku do zhvillohet protesta.

Debati duhet të jetë pse opozita është në protestë dhe pse pezullohen deputetët nga Kuvendi. Nuk është çështja sa numra erdhën. Publiku të bëhet solidar dhe të vijë të protestojë”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit