Home Aktualitet Paketa e Mbro...

Paketa e Mbrojtjes Sociale, Koçiu: Mbështeten PAK, gratë kryefamiljare dhe bonusi i bebes

15
0

Paketa e Mbrojtjes Sociale 2024 do të mbështesë rreth 161,000 Persona me Aftësi të Kufizuar (PAK) dhe kujdestarë, të cilët do të përfitojnë pagesa nga skema e paaftësisë për vitin 2024, nga fondi prej 17.9 miliardë lekë. Kështu deklaroi sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, gjatë shqyrtimit në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Koçiu tha se “rreth 64 mijë familje ose individë që do të përfitojnë nga skema e Ndihmës Ekonomike për vitin 2024 me një fond prej 7.132 miliardë lekë. Këto 64 mijë familje mbështeten me subvencione për kompensimet e energjisë elektrike dhe lehtësira të tjera si: libra shkollorë falas, çerdhe e kopshte falas, banesa sociale, bursa për fëmijët që arsimohen etj.”.

“Mbi 8000 gra kryefamiljare me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale. Parashikohet rreth 1.2 miliardë lekë për dëmshpërblimin financiar të ish të përndjekurve politikë për vitin 2024 (1000-2000 përfitues)”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu tha se “bonusi i bebes është një politikë demografike e suksesshme, e cila në 2023-shin ka mbështetur mbi 36 mijë familje të reja dhe do të vijojë të zbatohet edhe në 2024 me një fond prej 2.2 miliardë lekë”, tha Koçiu. /Ata/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit