Home POLITIKE Paloka: Bashë...

Paloka: Bashën po e shoh nëpër meme, qeveria shkon nga skandali në skandal

70
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, deputeti Edi Paloka thotë se Lulzim Bashën nuk e ndjek më, por se e sheh vetëm nëpër meme. Për të të drejtat e opozitës në vend po shkelen. Paloka nënvizon se procesi ndaj Sali Berishës është kryekëput politik.

“Qytetarët duhet të ngrihen në protesta për të drejtat e tyre dhe për një vend më të mirë për fëmijët e tyre. Në Kuvend nuk ka normalitet, sepse të drejtat e opozitës po shkelen përditë. Lulzim Bashën e shoh vetëm nëpër meme. E them realisht, nuk e them për shaka.

Njëherë në meme del mes dy golave që e shtypin. Kryetarin e PD ne e kemi, ai është Sali Berisha, që po goditet nga maxhoranca sepse është kundërshtari real i qeverisjes.

Në këto kushte, ne e duam Berishën kryetar. Procesi ndaj Berishës është politik. Në të ardhmen nuk e di çfarë do të ndodhë, mund të jem unë kryetar, mund të jetë Bardhi, mund të mos jemi në politikë, nuk di të ta them këtë”, tha Paloka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit