Home Kultura Panairi i lib...

Panairi i librit “Kamza Lexon 3”, një traditë e shndërruar në kremte

72
0

Albert Vataj

Panairi i Librit “Kamza Lexon” do të mbahet në datat 10 dhe 11 maj në Sheshin “Nënë Tereza” në Kamëz. Ky është edicioni i tretë i këtij panairi, i cili do të sjellë bashkë 20 shtëpi botuese dhe pjesëmarrjen e mbi 30 shkrimtarëve, përkthyesve, pedagogëve, studiuesve dhe gazetarëve. Do të ketë gjithashtu 20 takime promovuese dhe do të jepen 5 çmime në kategoritë e ndryshme. Është një mundësi e shkëlqyer për të takuar autorët dhe për të zbuluar botimet e reja. Të pasionuarit e librit, duke u bërë pjesë e kësaj feste të librit dhe leximit, do të mund të shijojnë atmosferën e këtij eventi të përvitshëm kulturor.

Në këtë panair të improvizuar në një ambient të hapur, në Sheshin “Nënë Tereza”, shtëpi botues dhe autorë, sjellin sfidat e tyre konkurruese, si një përpjekje për të çuar librin dhe leximin atje ku pasioni për të bukurën dhe përjetimin është një nevojë shpirtërore dhe domosdoshmëri pasurimi me mirësi dhe dritë.

“Ky është një panair i një standarti shumë të lartë dhe me organizim korrekt. Rregullat janë të përcaktuara për secilën shtëpi botuese, e cila ofron për promovim autorët më të mirë shqiptarë kryesisht me titujt më të rinj. Panairi hapet me një ceremoni zyrtare dhe me një tryezë bisede, ku marrin pjesë studiues, pedagogë, shkrimtarë dhe shumë aktorë të tjerë të letërsisë shqipe, ku secili është në vendin e vet dhe ofron përvojën e tij në fushën përkatësë, në të mirë të lexuesit por dhe krijimit të traditës dhe arkivës se panairit. Për më tepër duhen pyetur aktorët pjesëmarrës të cilët në dy edicionet e para janë ndarë shumë të kënaqur. E dyta është pjesmarrja. I gjithë qyteti i gëzohet një panairi të tillë dhe mobilizohet në mënyrë që vizitorët të jenë sa më të shumtë. Dhe sigurisht ai i cili jep mbështetjen e pakursyer për mbarëvajtjen e panairit, Kryetari i Bashkisë Kamëz, Z. Rakip Suli.,”

është shprehur në një intervistë, Liridon Mulaj, ai që ishte i pari që do të shndërronte në traditë librin dhe leximin në një territor që për vite me radhë ishte shndërruar në një zonë të nxehtë betejash dhe pretendimesh territorial politike. Ishte ai që guxoi më shumë se mundi, të tregonte jo vetëm zyrtarëve lokalë por edhe banorëve e skeptikëve, se një punonjës kulture, me besim dhe vendosmëri, arrin të bëjë atë që s’ka mundur askush, por ndoshta edhe nuk ka dëshiruar, që këtij qyteti që po modernizohet çdo ditë dhe po integrohet njëjtë me të gjithë qytetet e tjera, në ballafaqimin e sfidave dhe shpërfaqjen e gjithë ambicieve përfaqësuese dhe promovuese, t’i vijë edhe libri dhe leximi si copëz e atij pazulli që plotëson panoramën e qytetit që transformohet dhe prosperon.

Libri dhe leximi ishin të radhës që hyjnë triumfatorë, në këtë qytet, i cili duke përqafuar risitë dhe traditat, duke shpërfaqur ambiciet dhe synuar progresin, po i tregon qytetarëve të saj, pjesa dërrmuese e të cilëve të ardhur nga zonat veri-lindore dhe jo vetëm, brezit të ri në veçanti, se ne meritojmë të jemi dhe të trajtohemi si të barabartë, pavarësisht pretendimeve të politikës për ta shndërruar Kamzën në një arenë betejash të pështjellimta politike, kohë e cila ka perënduar tashmë.

Me librin dhe leximin vjen përfaqësimi i vlerave dhe pasurimi i ëndrrës për të besuar dhe aspiruar drejt perspektivave dhe nevojave për të bashkërendur me ritmet e nxitimta të kohës. Ata që guxujnë dhe besojnë, ata janë lajmësit e parë të një të sotme sfiduese dhe një të ardhme premtuese.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit