Home Bota Papa Françesk...

Papa Françesku sërish nuk ndihet mirë, Ati i Shenjtë anuloi fjalimin e përgatitur në sallën e Vatikanit

39
0

Edhe njëherë tjetër, Papa Françesku ka shfaqur probleme shëndetësore. Ati i Shenjtë kishte planifikuar të mbante një fjalim në sallën e Vatikanit gjatë takimit të tij me rabinët evropianë.

”Faleminderit për këtë vizitë që e vlerësoj shumë, por nuk jam mirë me shëndet dhe për këtë arsye preferoj të mos e lexoj fjalimin”, mësohet të ketë thënë Ati i Shenjtë.

Papa ka shqiptuar këto fjali me një zë të lodhur ndërsa frymëmarrja i ishte vështirësuar. Ati i Shenjtë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në mushkri gjatë rinisë së tij, kur ishte meshtar në Argjentinë. Ndërhyrja e fundit kirurgjikale e Atit të Shenjtë ishte më 7 qershor të këtij viti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit