Home Bota Papa Françesk...

Papa Françesku zbulon të preferuarin e tij në futboll: Më i miri në histori është…

52
0

Papa Francesku në një intervistë të dhënë për mediet italiane, ka zbuluar së fundmi se cilin prej dy legjendave të vendit të tij, Argjentinës, Mesin apo Maradonën, preferon më shumë.

Por ai i surprizoi të gjithë kur tha që asnjërin dhe se i preferuari i tij është legjenda e Brazilit, Pele.

“Midis Maradonës dhe Mesit, kë preferoj? Do të them një të tretën, Pele. Maradona ishte i mrekullueshëm si lojtar, por si njeri ai dështoi, ai rrëshqiti mes atyre që e lavdëruan dhe nuk e ndihmuan, djaloshi i gjorë.

Mesi është shumë korrekt, zotëri, por unë preferoj Pelen, një njeri me zemër, ai ishte shumë humanitar. Megjithatë ata të tre mbeten të mëdhenj”, deklaroi Papa Françesku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit