Home Aktualitet Parandalimi i...

Parandalimi i zjarreve, Çako: Domosdoshmëri angazhimi i njësive vendore

19
0

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha se temperaturat e larta janë një risk i lartë për zjarre, çka lips një domosdoshmëri për angazhimin maksimal të njësive vendore.

Në fjalën e tij, gjatë takimit të thirrur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me prefektët, kryetarët e bashkive si dhe drejtues të strukturave operacionale të mbrojtjes civile për të diskutuar në lidhje me masat për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit të verës, Çako tha se nga institucion i që ai drejton, gatishmëria është maksimale.

“Kemi hyrë në ditët e nxehta të verës dhe, siç është paralajmëruar fatkeqësisht, do të jetë një periudhë po aq e nxehtë sa e vitit të kaluar, në mos disa herë më shumë, sikurse vijnë parashikimet zyrtare nga IGJEO. Realiteti në rajon dhe më gjerë na alarmon për të qëndruar më në gatishmëri se asnjëherë, kryesisht në monitorimin e zonave me risk më të lartë, por edhe të atyre me historik mbi zjarrvënie të qëllimshme”, tha Çako.

“Për këtë qëllim, ritheksoj domosdoshmërinë për angazhimin maksimal të njësive vendore (në nivel qarku dhe bashkie), të cilat janë edhe përgjegjëse për të ruajtur dhe administruar territorin e tyre, sikurse në zbatim të parimit të subsidiaritetit duhet të shterojnë të gjitha kapacitetet lokale përpara se të drejtohen për ndihmë tek strukturat qendrore”, shton ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit