Home Aktualitet Parandalohet ...

Parandalohet atentati, do të kryhej nga vrasës me pagesë

422
0

Mëngjesin e sotëm në zonën e quajtur ish-Konservim, pranë stadiumit “Elbasan Arena”, Prokuroria Elbasan në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Policisë kanë lokalizuar një automjet tip Fuoristradë, nga ku do të kryhej një atentat.

Policia e Elbasanit ka rrethuar automjetin dhe ka gjetur brenda tij dy kallashnikovë, dhjetëra fishekë dhe një shishe me lëndë plasëse.

Atentati mafioz do të kryhej nga dy persona që dyshohet të jenë vrasës me pagesë dhe ishin kontaktuar nga një grup kriminal. Zona ku është gjetur automjeti është pranë banesës së Erion Alibej, ky i fundit i arrestuar si porositës i disa vrasjeve në Elbasan.

Atentati i dështuar do të kryhej në qytetin e Elbasanit dhe po punohet për identifikimin e personave që ishin nën shënjestër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit