Home Aktualitet Parashikimi i...

Parashikimi i fortë nga Lorenc Vangjeli: Ish-ministra, ministra dhe njerëz të botës së medias në pranga

46
0

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar sonte në “Top Story”, u shpreh se në “rrjetën” e SPAK, janë njerëz të rëndësishëm të politikës dhe medias. Sipas Vangjelit, janë disa ministra e ish-ministra që mund të arrestohen me urdhër të SPAK.

“Do të shikojmë politikanë të rëndësishëm që kanë shkëlqyer me ‘make up-in’ e tyre nën dritën e prozhektorëve, që do të shndërrohen në banditë të rëndomtë. Ministra dhe ish-ministra, deputetë. S’keni parë asgjë akoma, thoshte dikur Edi Rama. S’keni parë gjë akoma duket sikur thotë Dumani dhe njerëzit e tij. Do të ketë edhe njerëz të rëndësishëm të medias”- u shpreh analisti.

“Njerëz të legjislativit, drejtues të lartë të policisë, ish dhe aktualë, madje edhe njerëz të botës së medias. Të gjithë, në një mbrëmje si kjo ose në një mëngjes që do të pasojë, do të pësojnë këtë Metamorfozë. Nga shkëlqimi e shndërrimi në të kundërtën e saj. Do të shikojmë edhe njerëz shumë të pasur, që do të përfundojnë po njëlloj. Ora e të vërtetës nuk paralajmëron. Ora e të vërtetës kur vjen, kupton që jeton. Ne tani po jetojmë në mallkimin e famshëm kinez, po jetojmë në kohë interesante. Nuk e di sa mund të sigurohet drejtësi, por që do të ketë ndëshkim, do të ketë”- shtoi Lorenc Vangjeli, i cili shquhet për informacion të klasifikuar.

Me urdhër të SPAK, u arrestua sonte ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal.

Por ka prapë e prapë!

SPAK-po punon 24/7 pa ndalesë. Nuk ka më njerëz të paprekshëm në Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit