Home Aktualitet Paratë e krim...

Paratë e krimit, Soko: Llokmën e madhe e ka ndërtimi me rreth 600 milionë euro

174
0

”Llokmën e madhe e ka ndërtimi me rreth 600 milionë euro”,-thotë eksperti i ekonomisë, Pano Soko, kur u pyet se ku shkojnë paratë e krimit. Soko po ashtu i ftuar në ”MCN TV”, thotë edhe se kryeministri Rama ka bërë pakt me krimin dhe OFL u përdor si mekanizëm për të shantazhuar.

”Në Shqipëri është forcuar vetëm dollari. Kjo sepse euro ka filluar të bjerë për shkak se prurjet kanë qenë aq të mëdha, saqë është ndikuar edhe inflacioni. Moneyval thotë që këtu futen nga aktivitetet kriminale 1.6 miliard euro në vit, të cilat drenazhohen në ekonomi, por llokmën e madhe e ka ndërtimi me rreth 600 milionë euro.

Tre të katërtat e kompanive që morën leje ndërtimi në 2020 në Tiranë nuk kishin kapacitetin financiar për të përballuar vlerën e investimit që duhej të bënin. Nuk kishin para. Si do ta ndërtonin? Në fakt kishin para, por nuk i kishin të deklaruara, i kishin në çanta.

Tirana dhe Shqipëria është kthyer në lavatriçe që pastron krimin. Dëshira e Ramës ishte aq e madhe saqë bëri një pakt me djallin. Në momentin që hyn në marrëdhënie me ta, nuk del dot. Këtij i ka shijuar kjo gjë, sepse në fund të fundit ka qenë produktive. OFL ishte mekanizëm që u përdor për të shantazhuar. Ky mekanizëm u ka pëlqyer”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit