Home Aktualitet Paratë ruse n...

Paratë ruse në PD? Një kronologji e dosjes ”Muzin” nga Klodiana Lala

164
0

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetarja Klodiana Lala bëri një kronologji të çështjes “Muzin”, e rikthyer në vëmendje një ditë më parë, pas publikimit të një raporti në “Zërin e Amerikës”. Lala tha se për lobimin e PD-së përmes kompanisë “Binata Trade” nisi një hetim, por mes prokurorëve nuk pati dakordësi për akuzën.

Pjesë nga deklarata

Hetimi nisi në 2017. Drejtues i prokurorisë ishte Dritan Rreshkaj. Polici mblodhi deklaratat e zotit Balla për Binata Trade. E vetmja mundësi ishte hetimi në bashkëpunim me SHBA. U kërkuan të dhëna në departamentin e Drejtësisë për kompaninë e Nuck Muzin. U pezullua çështja në pritje të letër-porosisë. Tre prokurorët e çështjes, Ervin Karanxha, Kolë Hysenaj dhe Gjergji Tako. Prokuroria mori një dëshmi të Nick Muzin që deklaronte se kishte marrë tre pagesa nga PD. Rezultoi se PD kishte bërë një pagesë vetëm për një pjesë. Nuk dihej nga kishin dalë paratë e tjera.

Nick Muzin nuk mund të merrej i pandehur. Ai kërkonte garanci që nëse nuk ndëshkohej penalisht do të tregonte të gjithë historinë. Shteti shqiptar ia dha. Në momentin që po shkohej drejt përgjigjes, pati një përplasje mes prokurorëve. Zoti Hysenaj doli kundër pushimit të akuzës. Para gjyqtarit pati një konflikt saqë zoti Karanxha u shkarkua nga grupi i hetimit. Prokurorët kishin shkuar në gjykatë me dy qëndrime të ndryshme. Ato para nuk kishin dalë nga arka e PD. Zoti Basha kishte thënë që janë 100 shqiptarë në SHBA që kanë bërë donacione.

Vetëm Nick Muzin mund të siguronte të gjitha dokumentet si kanë qarkulluar paratë. Duke qenë se nisi pandemia, Apeli i mbylli dyert. Edhe në Apel, çështja shkoi me dy qëndrime të ndryshme. Kjo çështje është tërësisht e pahetuar. Nëse nuk rihapet nuk do ta kuptojmë kurrë janë para ruse apo para korrupsioni. PD po përpiqet sot ta konsiderojë një veprim të zotit Basha. Është Basha vetëm apo kishte të tjerë?

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit