Home Aktualitet Parlamenti Ev...

Parlamenti Evropian diskuton sulmin e Banjskës: Situata është në Kosovë është serioze

49
0

Parlamenti Evropian ka diskutuar sulmin terrorist në Veri të Kosovës me komisinerin Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, që ka deklaruar se sulmi ishte i paprecedentë. Po ashtu ai ka kërkuar që agresorët serbë të vendosen para drejtësisë.

Duke folur për sasinë e armëve të konfiskuar nga Policia, Lenarçiç tha se kjo dëshmon se situata është serioze në Kosovë.

“Qëndrimi i Serbisë sa i përket 24 shtatorit është tejet shqetësuese, po ashtu mënyra në të cilën është shpallur dita e zisë. Ajo që është e qartë në këtë fazë është që ky operacion tregon një armatim të rëndë ushtarak në atë zonë dhe përbën përshkallëzim madhor që shkon në kundërshtim me thirrjet e BE-së për uljen e tensioneve”, tha Lenarçiç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit