Home Aktualitet Pas 1 viti bi...

Pas 1 viti bien çmimet e ushqimeve në gjithë globin

292
0

Çmimet e ushqimeve në gjithë globin u reduktuan në Mars, për të 12-in muaj radhazi. Sipas Organizatës Botërore të Ushqimit FAO, është hera e parë që çmimet reduktohen pa ndërprerë në një hark kohor prej një viti, që pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë.

Mesatarja mujore e çmimeve të ushqimeve ra me 2.1% në Mars, dhe me 20.5% krahasuar me 1 vit më parë. Drithërat shënuan edhe rënien më të madhe në një muaj, me 5.6%. Ndër to veçohet gruri që pati reduktimin më të lartë të çmimit me 7.1% që pas marrëveshjes për garantimin e eksporteve nga Ukraina.

Ndërsa vajrat ushqimorë, pavarësisht se kanë një rënie të ulët të çmimeve brenda 1 muaji, kanë pësuar një reduktim me gati 50%, brenda një viti. Çmimet e qumështit ranë me 0.8% në një muaj, duke kontribuar në një rënie prej 10.7% krahasuar me një vit më parë.

Në dallim me ecurinë e çmimeve në përgjithësi, ai i mishit u rrit me 0.8% këtë muaj, por gjithsesi në një vit ka pësuar ulje të ndjeshme.

Indeksi i çmimeve të ushqimit bazohet në çmimet në mbarë botën për 23 kategori të mallrave ushqimore që mbulojnë çmimet për 73 produkte të ndryshme krahasuar me një vit bazë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit