Home ShowBiz Pas 15 vitesh...

Pas 15 vitesh, Luana Vjollca ikën nga Top Channel dhe do rikthehet me #Thuaje

590
0

Pas 15 vitesh pjesë e Top Channel, Luana Vjollca ka njoftuar ndjekësit e saj në Instagram se do të largohet nga aty drejt një sfide të re.

Luana u ka drejtuar një letër personale fansave, duke i falenderuar dhe shprehur mirënjohjen për mbështetjen e tyre dhe ka falenderuar Top Channel për mundësitë që i kanë ofruar.

“Duke e marrë këtë konfirmim kaq të madh që ju kam në krahë në çdo hap, më ka lehtësuar peshën e vendimeve, ndoshta edhe pa dëshirën e plotë, por për shkak të rrethanave dhe arsyeve madhore, për të cilat nuk do të doja të flisja, ashtu siç kam zgjedhur përherë.Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel (i cili do të mbetet përherë shtëpia ime, ku u rrita dhe u zhvillova për 15 vite). Prandaj, si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur, qeshur e argëtuar me ‘Shiko kush luan’.Për momentin “prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje”, shkruajti Luana.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit