Home Sporti Pas eliminimi...

Pas eliminimit nga Championsi, Milani humbet pjesëmarrjen në Botërorin e Klubeve

333
0

Eliminimi i Milan nga Champions League në sezonin 2023-2024 do të ketë ndikim edhe në të ardhmen e kuqezinjve. Bëhet fjalë për mospjesëmarrjen e tyre në Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet në vitin 2025.

Siç dihet, atë vit do të ndryshojë formula dhe pjesëmarrëse do të jenë 32 ekipe, 8 nga të cilat do të jenë nga Europa. Italia ka dy vende dhe i sigurt është Interi, ndërkohë që 6 skuadrat e tjera nga Europa janë Bayern Mynih, PSG, Bayern Mynih, Chelsea, Real Madrid, Manchester City e Benfica.

Pra, ka vend edhe për një ekip tjetër Italian dhe e sigurt është që nuk do të jetë Milan. Favorit mbetet Juventus, por bardhezinjtë nuk luajnë në Champions, ndaj fati është në dorën e tyre.

Në garë është edhe Napoli, që duket në një moment të mirë në Champions dhe e kaloi fazën e grupeve. Kampionët e Italisë ëndërrojnë, ndërkohë 1 % për të marrë pjesë ka edhe Lazio, që duhet të fitojë Champions League për të luajtur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit