Home Aktualitet Pas Gonxhes, ...

Pas Gonxhes, do të ketë emra të rinj në qeveri? Gazetari: Nuk përjashtohen…

652
0

Sot kryeministri Edi Rama bëri me dije se ka krijuar një ministri të re, dhe drejtues do të jetë Blendi Gonxhe. Gazetari Muhamed Veliu në një lidhje live për emisionin “Top Story” në Top Channel tha se Rama kërkon të surprizojë gjithmonë me emërimet në kabinetin qeveritar.

“Herë pas here pëson të tjera ndryshime, në të shkuarën ai ka bërë ndryshime, kemi parë dekrete, dekretin e ministrit të ri po ashtu lirimit nga detyra, sot përmes rrjetit sociale X bëri të ditur vetëm kërkesën të zotit Gonxhe, por nuk kemi parë dekreti që duhet të firmosë presidenti”, tha Veliu.

Duma: Do të ketë surpriza?

“Ju e njihni mirë Edi Ramën, ai kërkon të surprizojë gjithmonë, nuk përjashtohen ndryshime të tjera lidhen me faktorë jashtë PS, çfarë zhvillimesh do të prodhojë SPAK dhe sa do të faktohet, nëse do të ketë zhvillime nga spak, ndryshimet qeverisëse bëhen të pashmangshme për Kryeministrin Rama”, theksoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit