Home Aktualitet Pas Kapshticë...

Pas Kapshticës, bie sistemi edhe në Kakavijë. Prej 12 orësh, hyrje-daljet po regjiistrohen me laps e letër

38
0

Sistemet 2 pikave kufitare në vendin tonë, asaj të Kapshticës dhe Kakavijës prej më shumë se 12 orësh janë jashtë funksionit. Nuk dihet se cili është shkaku për këtë bllokim, por kjo ka krijuar mbrëmjen e djeshme radhë të gjata trafiku, teksa policat po punojnë në mënyrë manuale. Problemi ndodhet vetëm në pikën kufitare shqiptare, pasi pala greke po punon normalisht.

Mëngjesin e sotëm, situata paraqitet më problematike në Kakavijë ku ka një trafik më të rënduar, e ndërsa në Kapshticë për momentin nuk raportohet për radhë të gjata makinash në pritje.

Momentalisht po punohet për të rikthyer sistemin. Teknikët kanë mbërritur që prej marrjes së njoftimit dhe po punojnë për rikthimin në normalitet, por ende nuk dihet sesa mund të zgjasë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit