Home POLITIKE Pas Konventës...

Pas Konventës, Meta mbledh Kryesinë e PL-së: Duhet të kalojmë në veprime. Ne kemi një program të shkëlqyer

84
0

Pas Konventës Kombëtare, Ilir Meta ka mbledhur këtë pasdite të së hënës Kryesinë e Partisë të Lirisë. Pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në konventë, tha se programi i PL është një program që ndihmon shqiptarët. Meta shtoi se forca politike që ai drejton duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi.

”Duhet të kalojmë në veprime. Të gjithë e ndoqën konventën tonë, na vjen keq për ata që u zhgënjyen nga mbarëvajtja e mrekullueshme. Shqiptarët panë një parti që ofron vetëm transparencë.

Ne kemi një program të shkëlqyer, që ndihmon shumë qytetarë të këtij vendi që të ketë standarde. Shqipëria ka diell për të gjithë, por kaq nuk mjafton. Kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi”, tha Ilir Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit