Home Aktualitet Paskal Milo: ...

Paskal Milo: Britania nuk po e administron si duhet problemin me emigrantët

41
0

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo flet për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Për të deklarata e ministrit britanik është bërë për favore politike ndërsa theksoi se deklarata e përbashkët e kryeministrit britanik me Ramën është një dokument zyrtar referues që ka të bëjë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Për më tepër, Milo nënvizon edhe se mënyra e administrimit nga Britania e Madhe të emigrantëve shqiptarë që shkojnë atje ilegalisht nuk është e duhura.

”Situata është e tillë që ka krijuar një problem në marrëdhëniet shqiptaro-britanike sepse janë vetëm shqiptarët ata që kanë kaluar La Manshin që shkojnë për tu vendosur atje. ilegalisht dhe në këtë rast duke qenë se shqiptarët janë prej vitesh një shumicë e vazhdueshme që shkon në Britani ilegalisht përben një problem, por mënyra e administrimit nuk është ajo që duhet të jetë sepse varet si e administron një qeveri një problem se administron një tjetër”,-tha Milo në ”MCN Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit