Home Aktualitet Pastrohen mbe...

Pastrohen mbeturinat në Durrës dhe Kavajë. Mbetje plastike, të tjera u grumbulluan në breg

46
0

Brenda 24 orëve, është pastruar vija bregdetare e plazheve të Durrësit dhe Kavajës, nga Plepat deri në Golem që u ndot masivisht nga mbeturina të shumta. Mbetje të shumta plastike, por edhe të tjera u grumbulluan në breg pas qetësimit të motit të trazuar. Ndotja preku një gjatësi prej 4 kilometrash të brezit ranor. Ishin punonjës të ndërmarrjes së pastrimit që ndërhynë për pastrimin e plazhit. Autoritetet lokale apeluan që mbetjet urbane të mos hidhen në lumenj apo kanale kulluese për të mos përsëritur një situatë të tillë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit