Home Aktualitet Pastruesja i ...

Pastruesja i vodhi 120 mijë euro Alda Klosit, gazetarja: Policia e paqartë me deklaratat

141
0

Gazetarja Rezarta Çaushaj, thotë se në lidhje me ngjarjen e vjedhjes së Alda Klosit ku sanitarja i vodhi 120 mijë euro dhe bizhuteri me vlera shumë të larta, policia është e paqartë me deklaratat.

”Në 27 dhjetor prokuroria ka hapur procedim ndërsa më 7 janar policia ka bërë njoftimin. Zonja ka qenë në banesë dhe ka konstatuar mungesën e lëkëve. Bëhet fjalë për para dhe sasi shumë të mëdha bizhuteri shumë të shtrenjta dhe më vonë prokuroria ka kontrolluar banesën dhe ka gjetur mbi 400 mijë euro të tjera të fshehura.

Policia deklaron se zbulimi i sasisë së dytë policia thotë se u bënë pas përgjimeve ambjentale në ambientet e paraburgimit gjë e cila nuk thuhet në dosjen e prokurorisë.

Rrethanat ndryshonin nga njëri artikull në tjetrin dhe një gjë e tillë është e dyshimtë kemi disa versione është një sagë e tërë. Më bëjnë përshtypje shumë gjëra si u vodhën paratë edhe reagimi i Ramës më bën përshtypje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit