Home Rajoni Pavarësia e K...

Pavarësia e Kosovës, Presidenti Macron letër Vjosa Osmanit: Merrni vendime të guximshme

61
0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar homologen e tij, Vjosa Osmani për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një letre, Macron thotë se Kosova ka bërë përparime të mëdha që nga shpallja e Pavarësisë, 16 vite më parë.

Ai tha se java e ardhshme do të jetë vendimtare për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe i kërkoi autoriteteve të Kosovës që të marrin vendime të guximshme.

“Unë shpresoj që Kosova të marrë vendimet e guximshme që janë të nevojshme dhe që do t’i mundësojnë të përparojë në trajektoren e saj evropiane”, thuhet në letrën e Macronit, dërguar Osmanit.

Më tej, Macron tha se derisa lufta e agresionit nga Rusia po vazhdon në Evropë dhe stabiliteti i Lindjes së Mesme po kërcënohet seriozisht, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përben një sfidë parësore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit