Home Aktualitet ”Pazar&...

”Pazar” për Vetting-un, PS dhe PD mohojnë negociatat

100
0

Zgjatja e afatit të Vetting-ut u mbështet publikisht edhe nga ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, por në adresë të PD-së duket se s’ka mbërritur asnjë kërkesë. ”Nuk kemi marrë asnjë propozim nga askush deri tani për Vetting-un, nuk është diskutuar me asnjë partner dhe në asnjë forum deri tani”,-tha Rushaj.

Kreu i grupit demokrat mohoi idenë e një shkëmbi votash mes Vetting-ut dhe Reformës Territoriale për shtimin e disa bashkive, rrezik për të cilin paralajmëroi partinë e tij edhe Oerd Bylykbashi.

I gjendur përpara fjalëve “pazar për Vetting-un”, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla mohoi. Deklaratat u bënë pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ku palët nuk gjetën dakordësi për ngritjen e komisionit hetimor mbi çështjen Bechetti, pas kërkesës së Avokaturës së Shtetit që paralajmëroi mbi rrezikun e cenimit të interesave të Shqipërisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit