Home Aktualitet Pazari i Ri n...

Pazari i Ri në Tiranë shndërrohet në qendrën e festimeve për Ditën e Verës më 14 mars

353
0

Për të festuar ardhjen e ditës së verës, Pazari i Ri në Tiranë do të mikpresë një sërë aktivitetesh festive gjatë gjithë ditës së enjte më 14 mars. Nisur nga ora 11:00, karnavalet e Shkodrës do të zbresin në kryeqytet duke performuar stilin e tyre unik, e duke sjellë një atmosferë të gëzueshme deri në orën 13:00.

Për të rinjtë dhe të rejat, do të ketë një përvojë të veçantë, duke u dhënë mundësinë për të shprehur imagjinatën e tyre nëpërmjet pikturimit dhe më pas për të mbyllur ditën me një ceremoni të veçantë të zjarrit në ora 21:00, ku do të performojë Elton Deda dhe banda e tij muzikore.

Gjatë gjithë ditës, të pranishmit do të kenë mundësi të përjetojnë piktura në fytyrë, muzikë në sfond dhe lojëra të ndryshme për fëmijët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0