Home Aktualitet “PD do ndihmë...

“PD do ndihmën e shqiptarëve”, Bozdo: Njerëzit kanë shumë arsye për të protestuar

31
0

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike së Rithemelimit, Enno Bozdo flet për protestën që do të mbahet më 20 shkurt. Bozdo deklaroi se protesta pritet të ketë pjesëmarrje të madhe, pasi shqiptarët sipas tij kanë shumë arsye për të protestuar.

“Ky është një çast kur ne kërkojmë ndihmën e shqiptarëve. Partia Demokratike kërkon ndihmën e shqiptarëve për të çrrënjosur së keqen. Sa herë bëhet një protestë, test është dhe pjesëmarrja. Unë mendoj se do të ketë njerëz.

Mendoj se ka shumë arsye për të protestuar. Dhe mendoj se në protestën e radhës do të ketë edhe më shumë njerëz. E shoh këtë gjë në ngjitje. Tubimi i përditshëm që bëjmë është vetëm një instrument”, tha Bozdo. Ai vlerësoi gjithashtu dhe procesin e bashkimit të grupit parlamentar dhe shtoi se deputetët kaluan vetveten për një kauzë më të madhe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit