Home Aktualitet PD mbledh më ...

PD mbledh më 18 qershor Kryesinë e Partisë, ja kur thirret Kuvendi

17
0

Partia Demokratike, pritet të mbledhë me datë 18 qershor, Kryesinë e Partisë.

Dy nga pikat e rëndësishme të kësaj mbledhje do të jetë analiza në nivel qarku lidhur mbi masakrën zgjedhore dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar të Partisë më 17 korrik 2021.

Njoftimi i mbledhjes

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:

1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.

2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit