Home Aktualitet PD me dy kand...

PD me dy kandidatë në zgjedhjet lokale, disavantazhi kryesor përballë pushtetit

217
0

Deri më tani Partia Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, pritet që të ketë kandidatë nga të dyja grupimet. Analisti Agim Baçi, thotë se kjo rrugë mund ti nxjerrë në humbje.

”Me të vërtetë numrat janë të rëndësishëm në zgjedhje, por nuk mund të anashkalojmë aspektin moral. Kemi një precedent në vitin 2013, ishte një parrullë “të bëhen bashkë qelbësirat vetëm që të ikë kundërshtari”. Nuk e di nëse kanë bërë, sepse në këto kushte ku jemi i takon që të jenë kontributorë të kësaj gjendjeje”, thotë Baçi për A2 CNN.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, atëherë kryetari Lulzim Basha dhe njerëzit e tij nuk fituan asnjë bashki, por ky grupim tashmë i drejtuar nga Alibeaj, ka marrë guximin që sërish të dalë me kandidatët e vet në zgjedhjet e 14 majit duke nisur dhe prezantimin e tyre.

“Nuk e kuptoj dot. Basha qëndron pas këtij grupimi por ka një vit që nuk zbret në bazë. Si do të dalësh me kandidatë, kur “de facto” ai ka lëshuar selinë dhe drejtimin e partisë”, thotë Erlis Çelaj.

Baçi dhe Çela bien dakord të dy se rezultati i opozitës më 14 maj do të bëjë që të dyja palët të drejtojnë gishtin ndaj njëra-tjetrës, për më tepër kjo do të ndikojë negativisht edhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit