Home Aktualitet PD me nismë t...

PD me nismë të re ligjore: 6 orë punë për prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit

26
0

Partia Demokratike e Rithemelimit, ka një nismë të re ligjore. Prindërve të fëmijëve me autizëm duhet t’u ligjërohet puna e reduktuar deri në 6 orë. Dhe nëse nuk janë në marrëdhënie pune, t’u njihen sigurimet shoqërore për vitet që i shërbejnë fëmijës së mitur me autizëm.

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji dhe deputetja Albana Vokshi pritet që t’i propozojnë parlamentit pas kërkesave të vazhdueshme nga prindërit e fëmijëve me spektër autik.

A do të njohë ngjyrime politike nisma për autizmin në parlament? Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta për numrin e fëmijëve të diagnostikuar me autizëm, por referuar klubit të prindërve rezultojnë mbi 12 mijë persona më këtë çrregullim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit