Home Aktualitet PD mendon gre...

PD mendon grevën, Endri Shabani: Luftë për halle personale! Pjetër Arbnori bëri burg për fjalën e lirë

59
0

Grevë urie, protesta dhe bllokim të Kuvendit, janë skenarët e një beteje të re të PD-së së Sali Berishës. Kreu i nismës Thurje, Endri Shabani ironizoi aksionin e opozitës, duke i quajtur lëvizje për halle personale. Ai bëri një krahasim të grevës së urisë nga Pjetër Arbnori në ’97, që shërbeu si frymëzim për propozimin e opozitës.

“Greve urie nuk do bëjmë, unë qesha dhe kur e përmendët ju. Grevë urie ka bërë Pjetër Arbnori që kishte legjitimitetin për të bërë grevë urie. Kishte shkuar në burg sepse kishte sfiduar sistemin kur ishte i ri, kishte bërë burg për fjalën e lirë.

Ai bëri një grevë urie që në fakt i rrezikoi jetën, qëndroi 28 ditë në grevë. Greva e tij rezononte me interesin publik me atë që Shqipëria kërkonte, lirinë e medias dhe të të shprehurit. Lufta e tyre është për pushtet. Mund të bëjnë greve por bashkë të gjiri i Lalzit i kanë vilat. Mund të shqetësohen më shumë komshinjtë e tyre te gjiri i Lalzit sesa qytetarët.

Kjo grevë e tyre s’ka për të pasur sukses. Nuk po futen në grevë për studentët as për pensionet por se kë do njohë Edi Rama për kryetar të PD. Ngushtësisht futen në grevë për hallin e vetë”, tha Shabani për ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit