Home Aktualitet PD zyrtare ak...

PD zyrtare akuzon: PS-ja po përdor hapësirat publike për qëllime elektorale

32
0

Partia Demokratike, ajo zyrtare nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt, deklaroi sot se Partia Socialiste po përdor hapësirat publike në Tiranë për të bërë fushatë, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Drejtoresha e Komunikimit të fushatës së kandidatit të PD-së për Tiranën, Mirela Karabina tha Partia Demokratike e Shqipërisë dhe shtabi elektoral i kandidatit për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, i bën thirrje institucioneve shqiptare dhe KQZ-së të monitorojnë dhe të marrin masa për çdo shkelje në përdorimin e hapësirave publike për qëllime elektorale të Partisë Socialiste.

“Çdokush e ka vënë re se Tirana është mbushur me postera elektoralë të Partisë Socialiste në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe ligjet në fuqi. KQZ duhet të marrë masa menjëherë që asnjë forcë politike të mos favorizohet në garën e zgjedhjeve elektorale dhe ajo të jete e barabartë dhe e ndershme”,-tha ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit