Home Aktualitet Peleshi trego...

Peleshi tregon per situatën e zjarreve: Vatra në Shpirag drejt shuarjes përfundimtare

11
0

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë një rezyme të situtës së zjarreve në vendin tonë.

Postimi i Peleshit në Facebook: 

Si rezultat i punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura si dhe nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, 10 vatra zjarri janë shuar në të gjithë territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit.
Për shuarjen e tyre janë angazhuar 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 mjete dhe helikopteri Cougar.
Po shkon drejt shuarjes përfundimtare zjarri në malin e Shpiragut, ku 100 trupa dhe helikopteri Cougar i Forcave i Armatosura janë angazhuar maksimalisht prej dy ditësh për neutralizimin e plotë të flakëve.
Është nën kontroll vatra, në fshatin Rrilë, njësia administrative Shënkoll në bashkinë Lezhë, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Zjarri është shuar dhe situata po monitorohet pasi mbeturinat mund të vazhdojnë të digjen në brendësi pa u shfaqur në sipërfaqe.
Është riaktivizuar zjarri në vendin e quajtur “Vija mbi Okol”, në fshatin Theth, të bashkisë Shkodër ku janë njoftuar strukturat e Emergjencave Civile në qark. Situata po monitorohet nga shërbimet e policisë së Thethit.
Në fshatin Bushat, në Vaun e Dejës, zjarri në një sipërfaqe me mbeturina, është shuar plotësisht dhe zjarrvënësi është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit