Home Sporti “Penallti all...

“Penallti alla italiane”, Capello komenton penalltinë e dhënë për Chiesan

125
0

Juventus bëri një paraqitje shumë të mirë ndaj Zenitit duke fituar me meritë 4-2 dhe duke siguruar një biletë për në fazën tjetër. Dybala ishte protagonist me një dopietë personale, njërin prej tyre nga pika e bardhë. Bardhezinjtë fituan një penallti në fraksionin e dytë, të cilën Fabio Capello e ka cilësuar “alla italiane”. Strategu italian ka komentuar rastin pas ndeshjes.

“Është një penallti alla italiane. Chiesa futet mes dy futbollistëve dhe një nga të dy e prek. I prek gjurin e djathtë. Duke e riparë është penallti, mund të jetë një edhe në arenën ndërkombëtare”, deklaroi ish-strategu i njohur.

Më tej ai u ndal edhe te disa raste të diskutueshme, si në ndeshjen mes Romës dhe Milanit në fundjavë, në faullin e Ibanez ndaj Ibrahimovic.

“Futbolli është një sport dinamik. Propozim im ka qenë që përpara ekranit të VAR të vendoset një ish-futbollist për të kuptuar dinamikën dhe më pas për të diskutuar rastin. Futbolli nuk është si basketbolli. Në kampionatet e tjera kjo gjë nuk ndodhi, ndërkohë që në Itali raste të tilla i shohin. Dikush arbitron në një mënyrë, të tjerë në një mënyrë tjetër faullet dhe penalltitë”, tha Capello. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit