Home Bota Për 6 muaj, I...

Për 6 muaj, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

193
0

Këtë të mërkurë, qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pas rritjes të fluksit të emigrantëve nëpër rrugët mesdhetare. Gjendja e jashtëzakonshme e mbështetur me një kredi fillestare prej pesë milionë eurosh, do të zgjasë për gjashtë muaj.

Që nga fillimi i vitit, sipas Ministrisë së Brendshme, në Itali kanë mbërritur 31,292 emigrantë, gati katër herë e gjysmë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Mediat duke cituar burime qeveritare kanë nënvizuar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme “bën të mundur sigurimin e përgjigjeve më efektive dhe në kohë në drejtim të menaxhimit të migrantëve dhe akomodimit të tyre në territorin kombëtar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit