Home ShowBiz Për Krishtlin...

Për Krishtlindje, çifti Harry-Meghan prezantojnë vajzën Lilibet

205
0

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë festuar festat e fundvitit me një foto të re familjare, ku shfaqet për herë të parë vajza e tyre Lilibet Diana.

Duka dhe Dukesha e Sussex ndanë fotografinë familjare, të realizuar nga Alexi Lubomirski, të enjten, me pamjen që tregon familjen katër anëtarëshe të veshur me xhinse dhe duke buzëqeshur jashtë shtëpisë së tyre në Santa Barbara, Kaliforni.

Në fotografi, Princi Harry mban në prehër djalin dyvjeçar të çiftit Archie, ndërsa Meghan mund të shihet duke e ngritur në ajër Lilibetin gjashtëmuajshe.

”Gëzuar festat. Këtë vit, 2021, ne mirëpritëm në botë vajzën tonë, Lilibet. Archie na bëri një ‘mama’ dhe një ‘babë’ dhe Lili na bëri familje”, shkruan çifti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit