Home Aktualitet Përçarja e PD...

Përçarja e PD, deputeti i Rithemelimit: Do ndryshojmë emrin që mos të strehohemi tek partitë e tjera

205
0

Partia Demokratike po shkon përfundimisht drejt ndarjes së saj në dy parti! Deputeti demokrat Luan Baçi, nga radhët e Rithemelimit, pohoi në një intervistë në emisionin ”Kontrast”, se ka gjasa që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së që ato drejtojnë dhe të vendosin një emër të ri. Por shtoi Baçi, ata do t’u thonë demokratëve se ata janë PD-ja.

”PD është kjo që është dhe ne nuk mund ta ndryshojmë. Emri mund të ndryshohet, një Kuvend i jashtëzakonshëm i PD-së mblidhet dhe merr vendime dhe vendimet janë nga më të ndryshmet për të emërtuar PD me një emër pak më ndryshe, pro duke u thënë demokratëve që ne jemi PD por për arsye të vulës, siglës që na e kanë uzurpuara dhe mos të strehohemi tek parti të tjera parlamentare që mund të kenë dhe kosto elektorale për ne. 520 mijë vota të marra në zgjedhjet e pabarabarta dhe përsëri provuam që opozita është kjo”,-tha Baçi.

Duke u ndalur tek procesi i zgjedhjeve nga PD-ja zyrtare, Baçi tha se ato po zhvillojnë një teatër, ndërsa tha se duhet PD-ja duhet të publikojë emrat e anëtarëve të Këhsillit Kombëtar. Sipas Baçit, Lulzim Basha ka vëtëm një qëllim, atë të mbajtjes peng të vulës së PD-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit